Borxhet sjellin pasoja, FIFA bllokon regjistrimin e lojtarëve për një nga klubet e Superiores

by KLIKOJE.AL

Një zhvillim i rëndë ka prekur futbollin shqiptar. FIFA ka vendosur ndalim të regjistrimit të lojtarëve të rinj për Dinamo City dhe Kukësin, duke i përfshirë të dy klubet në listën zyrtare të sanksioneve për shkak të detyrimeve financiare të papaguara.

Sipas të dhënave të publikuara nga FIFA, Kukësi është sanksionuar që nga 5 gushti 2026, ndërsa Dinamo City një ditë më vonë, më 6 gusht 2026. Të dy klubet janë ndëshkuar me bllokim të merkatos për tre periudha regjistrimi.

Kjo do të thotë se Dinamo dhe Kukësi nuk do të mund të regjistrojnë futbollistë të rinj derisa të shlyejnë detyrimet financiare dhe FIFA të heqë zyrtarisht masën disiplinore.

Në një moment vendimtar të merkatos verore, ky sanksion përbën një goditje të fortë për planet e dy klubeve, të cilat tashmë duhet të zgjidhin çështjet financiare për të rifituar të drejtën e transferimeve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.