29
Lëvizjet te Teuta nuk kanë të ndalur. Pas largimit të kapitenit Emiljano Kotobelli, edhe Qëndrim Ismajli ka konfirmuar ndarjen me klubin durrsak.
Mesfushori, i cili iu bashkua Teutës pas eksperiencës te Tirana, ka bërë publik vendimin përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
“Nga sot nuk jam më pjesë e Teutës. Faleminderit klubit për korrektësinë dhe shokëve fantastikë për këtë gjysmë sezoni”, shkruan Ismajli.
Pas largimit nga Teuta, Ismajli tashmë është në pritje të aventurës së radhës në karrierën e tij. Klubi durrsak po kalon një verë me shumë ndryshime në organikë, teksa synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri. Kujtojmë se sezonin e kaluar Teuta siguroi mbijetesën vetëm përmes fazës “play-out”.
