Goditje e madhe në merkato! Skënderbeu firmos me ish-talentin e Newcastle

by KLIKOJE.AL

Skënderbeu vazhdon të jetë protagonist në merkaton e verës. Klubi korçar ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit anglez Amadou Diallo, një futbollist me eksperiencë në akademi dhe klube të njohura evropiane.

23-vjeçari, i cili aktivizohet në krahun e majtë të sulmit, është produkt i akademisë së West Ham United, ndërsa në karrierën e tij ka regjistruar edhe debutimin në Premier League me Newcastle United, në sfidën ndaj Chelsea-t. Më pas ai ka vijuar rrugëtimin në klube si Bordeaux në Francë dhe Oliveirense në Portugali.

Me këtë lëvizje, Skënderbeu synon të rrisë ndjeshëm cilësinë në repartin ofensiv, ndërsa Diallo pritet të jetë një nga armët kryesore të skuadrës për sezonin e ri.

Klubi e prezantoi zyrtarisht sulmuesin me një postim në rrjetet sociale, duke konfirmuar se anglezi është tashmë pjesë e bardhekuqve dhe gati për sfidën e re në Superiore.

LEXO ME SHUME:EKSKLUZIVE/ Merr fund telenovela! Zbulohet e ardhmja e Luciano Verës te Tirana

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.