EKSKLUZIVE/ Merr fund telenovela! Zbulohet e ardhmja e Luciano Verës te Tirana

by KLIKOJE.AL

Tirana është gati të nisë etapën më të rëndësishme të përgatitjeve për sezonin e ri. Të premten, bardheblutë do të udhëtojnë drejt Bolus në Turqi, ku do të zhvillojnë fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit të ri, Klafuriç.Klubi kryeqytetas ka ndryshuar  fytyrë gjatë kësaj vere. Pas largimit të Orges Shehit nga pankina, edhe merkatoja ka sjellë lëvizje të shumta, me disa largime të rëndësishme si Tabeku dhe Falaje, ndërsa drejtuesit kanë afruar futbollistë që spikatën në futbollin rajonal.

Afrimi më i fundit është Bojan Ilievski. Mbrojtësi i djathtë, 26-vjeçar, pritet të shtojë konkurrencën dhe cilësinë në repartin defensiv, duke qenë një nga elementët ku Tirana synon të mbështetet për sezonin e ri.

Ndërkohë, klubi ka hedhur poshtë spekulimet për një largim të Luciano Verës. Mbrojtësi argjentinas ka edhe një vit kontratë me bardheblutë dhe do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës, duke qenë një nga pikat e referimit për Tiranën në edicionin e ardhshëm.

LEXO ME SHUME:Goditje në prapavijë! Flamurtari pranë firmës me kapitenin e një skuadre të Kategorisë së Parë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Skënderbeu firmos me ish-talentin e Newcastle 21/07/2026 - 12:31

[…] LEXO ME SHUME:EKSKLUZIVE/ Merr fund telenovela! Zbulohet e ardhmja e Luciano Verës te Tirana […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.