Derbi në rrezik? Tirana humbet 4 titullarë, Klafuriç në “hall” para Partizanit

by KLIKOJE.AL

Tirana është skuadra e Superiores me më shumë lojtarë të grumbulluar zyrtarisht nga kombëtaret në këtë periudhë. Plot katër titullarë të bardhebluve janë thirrur nga përfaqësueset e tyre, duke i krijuar një situatë të veçantë trajnerit Dean Klafuriç në prag të derbit me Partizanin.

Bëhet fjalë për Visar Bekajn, Basilio Ndong, Joseph Colley dhe Bojan Ilievskin, të cilët do të mungojnë në një pjesë të përgatitjeve të skuadrës.

Për Joseph Colley bëhet fjalë për një grumbullim të veçantë, pasi mbrojtësi është përfshirë zyrtarisht në listën e Gambias. Më herët ai ishte pjesë e listës paraprake, ndërsa kjo është hera e parë që merr një ftesë me ekipin e parë të Gambias. Colley më parë ka përfaqësuar edhe moshat e Suedisë.

Ndërkohë, Visar Bekaj është një emër i zakonshëm në listën e Kosovës, ndërsa Bojan Ilievski rikthehet pas një viti te Maqedonia e Veriut. Basilio Ndong vijon të jetë pjesë e përfaqësueses së Guinesë Ekuatoriale.

Për Klafuriçin, shqetësimi kryesor lidhet me kohën e rikthimit të lojtarëve. Colley dhe Ndong do të mungojnë vetëm në përgatitjet e kësaj periudhe dhe pritet t’i bashkohen Tiranës në fillim të tetorit. Ndërkohë, Bekaj dhe Ilievski kanë angazhime me kombëtaret e tyre deri pak ditë para derbit ndaj Partizanit.

Kështu, bardheblutë janë skuadra që “paguan” më shumë këtë periudhë për shkak të grumbullimeve, ndërsa Klafuriç duhet të menaxhojë mungesat në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.