VIDEO/ Flamurtari nxjerr në dritë episodet e kontestuara, Kërnaja sulmon VAR-in

by KLIKOJE.AL

Flamurtari ka zgjedhur të reagojë publikisht ndaj disa prej vendimeve të gjyqtarëve në javët e para të kampionatit të Kategorisë së Parë. Klubi vlonjat ka publikuar një video me episode të cilat i konsideron të diskutueshme dhe pretendon se kanë ndikuar në rezultatet e skuadrës. Një prej rasteve të evidentuara nga Flamurtari është goli i Besës, për të cilin vlonjatët pretendojnë se u shënua në pozicion jashtë loje.

Ndërkohë, në sfidën e fundit ndaj Pogradecit, Flamurtari pretendoi për një 11-metërsh, por gjyqtari Florian Lata dhe VAR-i nuk e konsideruan episodin të mjaftueshëm për dhënien e penalltisë. Në lidhje me situatën ka reaguar edhe trajneri i Flamurtarit, Oltijon Kërnaja, i cili përmes rrjeteve sociale ka shprehur kritikat e tij ndaj arbitrimit.

“VAR-i, VAR-i. Dashakeqës ose të paaftë që qëndrojnë pas monitorit”, shkroi Kërnaja.

Pas katër javësh kampionat, Flamurtari renditet në vendin e parafundit me 3 pikë, ndërsa polemikat për vendimet e arbitrave kanë shtuar tensionin rreth skuadrës vlonjate.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.