“Kartoni i kuq ishte vendimtar”/ Qatip Osmani shpërthen pas humbjes me Dinamon: Nuk ishim të koordinuar siç duhet

by KLIKOJE.AL

Laçi u mposht në “Elbasan Arena” nga Dinamo, në ndeshjen e vlefshme të javës së pestë të Superiores. Sfida përfundoi 3-1 në favor të kryeqytetasve, ndërsa pas përfundimit të këtij duelit, foli për mediat dhe trajneri i kurbinasve, Qatip Osmani.

“Moment vendimtar kartoni i kuq. Nuk e lejuam ekipin e dinamos të rrezikonte golin. Patëm disa probleme me krahët tonë në defansiv. Pjesëmn e parë patëm raste dhe nuk i shfrytëzhuam. Pjesën e dytë me një lojtar më pak sigurisht. U munduam dhe me një lojtar më pak në disa raste, por kështu është futbolli.

Linja e mbrojtjes, nuk do ishte mirë të zbriste pak më poshtë? Po pikërisht edhe ne gjatë lojës e cekëm këtë problem, Nuk ishim të koordinuar siç duhet te obsajt. Dinamo e kishte më të lehtë nga krahët dhe përgjigjen e dha.

Çfarë ke peng sot? Përveç kartonit, pjesën e parë nuk ishim mjaft të shpejt në sulm. Duhet të shfrytëzojmë rastet, ishim më të ngadaltë, i jepnim kohë ekipit të Dinamos të kthehet. Shumë pak të rrezikshëm kemi qenë para sot.” Deklaroi trajneri i Laçi-t, Qatip Osmani.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.