Tirana harron Dinamon, sytë nga derbi me Partizanin; publikohen çmimet e biletave (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Tirana-Partizani, derbi i fundit mes tyre për këtë sezon është programuar më 25 prill, prej orës 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Dhe pse kanë mbetur 11 ditë nga ky takim, biletat janë tashmë në shitje nga bardheblutë.

Aktualisht mund të sigurohen online përmes www.t-ticket.al. Çmimet varijojnë nga 500 lekë prapa porte deri në 5000 lekë te tribuna VIP.

Ky derbi po e gjen Partizanin në një moment të vështirë. Dy humbje dhe dy barazime në sfidat e fundit kanë bërë që ekipi ta shohë sërish veten jashtë Final Four.

Në anën tjetër, Tirana është për herë të parë jashtë zonës së ftohtë. Bardheblutë regjistrojnë po aq pikë sa Vora dhe Bylisi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Partizani, sulmuesi shpërthen pas humbjes së rëndë 14/04/2026 - 18:59

[…] LEXO ME SHUME:Tirana harron Dinamon, sytë nga derbi me Partizanin; publikohen çmimet e biletave (FOTO) […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.