“Është shumë e vështirë”/ Sulmuesi shpërthen pas humbjes së rëndë të Partizanit (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Partizani u mposht dje nga Elbasani me rezultatin 3-0. Të kuqtë zhgënjyen në stadiumin “Elbasan Arena”, edhe pse verdheblutë luajtën me një lojtar më pak për rreth 70 minuta.

Diego Kontreras mori vendin e Isgandarli në minutën e 62-të. Sulmuesi nuk ia doli të ndryshonte diçka në repartin ofensiv, ndërsa së fundmi ka postuar në rrjetet sociale. “Është kaq e vështirë që të ndihesh sikur po jep gjithçka nga vetja dhe akoma nuk është e mjaftueshme”, shkruan Kontreras. 22-vjeçari nga Kolumbia regjistron 20 paraqitje me ekipin e Partizani-t. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 6 gola.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.