Kosovë-Izrael përfundon pa fitues. “Dardanët” nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në duelin e vlefshëm për raundin e tretë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve. Ndeshja nisi me ritëm, teksa të dyja skuadrat kërkuan golin që në minutat e para. Izraeli ishte më kërkues në disa momente të pjesës së parë dhe Amir Saipi u detyrua të ishte në gatishmëri, duke mbajtur të paprekur portën e Kosovës.
Në pjesën e dytë, “Dardanët” u shfaqën më agresivë në kërkim të golit. Jashari provoi në minutën e 54-t, por tentativa e tij u ndal nga portieri izraelit.
Minutat e fundit nuk sollën ndryshim dhe të dyja skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë.
Me këtë rezultat, Kosovë shkon në kuotën e katër pikëve dhe ruan vendin e dytë në Grupin B3. Për Izraelin, ky ishte barazimi që i dha pikën e parë pas tri ndeshjeve.