Egnatia ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në fazën e Ligës së Konferencës, aty ku rrogozhinasit do të shkruajnë një tjetër faqe historike pas kualifikimit të arritur.
Skuadra e Nevil Dedes do ta nisë aventurën europiane me synimin për të vijuar sa më gjatë në këtë kompeticion. Shorti mund të konsiderohet pozitiv për kampionët e Shqipërisë, të cilët do të kenë përballë emra të njohur të futbollit europian.
Në shtëpi, Egnatia do të presë Midtjylland, Linkoln Red Imps dhe Kauno Zalgiris, ndërsa në transfertë do të udhëtojë për t’u përballur me Bragën, Universitatea Craiova dhe Aarhus.
Në total do të jenë gjashtë sfida, që do të përcaktojnë fatin e Egnatias në fazën e ligës. Tetë skuadrat e renditura më lart do të sigurojnë direkt kualifikimin, ndërsa ekipet e pozicionuara nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të kenë një tjetër mundësi përmes fazës “play-off”.
