Dede befason para sfidës europiane, ja 11-shja e Egnatias kundër Çeljes

by KLIKOJE.AL

Egnatia vazhdon të shkruajë historinë në arenën europiane. Kampionët e Shqipërisë do të zbresin këtë mbrëmje në fushë për ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve, ku në “Arena Egnatia” do të presin skuadrën sllovene të Çeljes. Takimi, që nis në orën 21:00, konsiderohet një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e klubit rrogozhinas.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa tifozët shpresojnë të shohin një tjetër paraqitje të madhe të ekipit të Nevil Dedes. Egnatia vjen me moral të lartë pas dominimit absolut ndaj Petrokubit në turin e parë, ku triumfoi me rezultatin e përgjithshëm 6-1, duke treguar cilësi, pjekuri dhe personalitet në skenën europiane.

Trajneri Nevil Dede ka bërë zgjedhjet e tij për formacionin, ndërsa bie në sy një vendim që pritet të hapë diskutime. Aleksi nuk do ta nisë sfidën nga minuta e parë, por është lënë në stolin e rezervave, një lëvizje që përbën surprizën më të madhe të 11-shes së kampionëve. Mbetet të shihet nëse ky vendim do të rezultojë vendimtar në një sfidë ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.

LEXO ME SHUME:Transferim surprizë! Ish-lojtari i Kombëtares nis aventurën në Superligën e Serbisë (FOTO)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.