Sulmuesi shqiptar Dardan Vuthaj është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Chievo Veronës, skuadër që militon në Serinë D të Italisë. Pas përfundimit të aventurës së tij me Ligornën, 29-vjeçari ka vendosur të vazhdojë karrierën në një tjetër klub italian, duke nisur kështu një sfidë të re.
Vuthaj mbetet një emër i njohur në futbollin italian, ku ka zhvilluar pjesën më të madhe të karrierës së tij dhe ka spikatur si golashënues në disa skuadra. Chievo Verona beson se eksperienca dhe instinkti i tij para portës do të jenë një armë e rëndësishme për objektivat e sezonit të ri.
View this post on Instagram
Kujtojmë se sulmuesi laçjan provoi edhe aventurën në Superiore me Egnatian. Ai firmosi me kampionët e Shqipërisë në korrik të vitit 2024, por bashkëpunimi mes palëve zgjati vetëm pak muaj, pasi në nëntor u vendos ndërprerja e kontratës. Tashmë Vuthaj rikthehet në ambientin ku është ndjerë më komod, me synimin për të lënë sërish gjurmë në futbollin italian.