“Do të jemi kampionë!” Bratu lëshon sfidën që në prezantim, trajneri rumun: Dua të ndërtoj diçka speciale

by KLIKOJE.AL

Florin Bratu, është prezantuar zyrtarisht në krye të stolit të të kuqve, duke nisur menjëherë punën me skuadrën. Pas takimit me drejtuesit dhe futbollistët në ambientet e klubit, tekniku rumun zhvilloi edhe seancën e parë stërvitore së bashku me stafin e tij në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në fjalën e tij të parë si trajner i Partizanit, Bratu falënderoi presidentin, drejtuesit e klubit dhe tifozët për besimin e dhënë, ndërsa u shpreh krenar që do të drejtojë një nga klubet më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

46-vjeçari theksoi se vjen me përvojë dhe ambicie për të ndërtuar një skuadër konkurruese, duke pranuar se e pret një sfidë e vështirë për shkak të pritshmërive të larta që ka klubi.

“Së pari përshëndetje të gjithëve. Falënderoj presidentin, të gjithë bordin dhe një përshëndetje të veçante për tifozët e Partizanit. Jam krenar që jam këtu dhe i lumtur sepse Partizani është nga klubet më të mëdha të futbollit shqiptar.

Kam ardhur këtu me shumë eksperiencë, dua të ndërtoj diçka speciale me këtë skuadër. E di shumë mirë që nuk do të jetë e lehtë se është klub ku të gjithë kërkojnë rezultate më të mira. Unë do të jap maksimumin që në fund të këtij sezoni të jemi kampionë”, ishin fjalët e trajnerit në prezantimin e tij.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Tirana avancon negociatat me ish-sulmuesin e Dinamos 06/07/2026 - 17:35

[…] LEXO ME SHUME:“Do të jemi kampionë!” Bratu lëshon sfidën që në prezantim, trajneri rumun… […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.