Florin Bratu pritet të jetë trajneri i ri i Partizanit. Tekniku rumun ka mbërritur në Tiranë dhe ka dhënë sinjalin e parë përmes një postimi në “Instagram Story”.
Në foton e publikuar shfaqet logoja e Partizanit së bashku me inicialet e tij, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e njohur “Lumi Unë”, një detaj që është interpretuar si konfirmim i afrimit të tij me të kuqtë.
Ndërkohë, nesër skuadra rikthehet në stërvitje, ku pritet edhe prezantimi i trajnerit të ri.
Me emërimin e Bratut, Partizani do të ketë për herë të parë në historinë e tij një trajner rumun. Klubi ka vijuar prej vitit 2023 të besojë pankinën teknikëve të huaj nga rajoni, duke nisur me kroatin Zekiç, më pas serbët Veselinoviç dhe Milinkoviç, ndërsa tani stafetën e merr Florin Bratu.
