Partizani gjuan në Francë, belgu 23-vjeçar pritet të zëvendësojë Isgandarlin

by KLIKOJE.AL

Partizani po mendon për merkaton. Largimi i Vusal Isgandarlit ka detyruar klubin të ndryshojë prioritetet në merkato. Azerbajxhanasi ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar, jo vetëm për ndikimin në lojën sulmuese, por edhe për faktin se e mbylli kampionatin si golashënuesi më i mirë i skuadrës me gjashtë gola.

Me largimin e tij, krahu i majtë i sulmit ka mbetur bosh dhe drejtuesit e klubit kanë nisur kërkimet për një futbollist që mund të marrë rolin e tij. Drejtori sportiv Agim Ibraimi prej disa javësh po punon për identifikimin e profileve që i përshtaten filozofisë së trajnerit Florin Bratu.

Sipas informacioneve, emri që ka fituar terren është ai i një futbollisti belg, 23-vjeçar, i cili aktivizohet në Ligën e Dytë franceze. Lojtari vlerësohet për shpejtësinë, aftësinë në duelet një kundër një dhe fleksibilitetin për të luajtur në të dy krahët e repartit ofensiv, karakteristika që e bëjnë kandidatin kryesor për të zëvendësuar Isgandarlin.

Megjithatë, marrëveshja nuk pritet të jetë e lehtë. Pengesa kryesore mbetet ana financiare, pasi kërkesat e futbollistit konsiderohen të larta për standardet e kampionatit shqiptar. Presidenti Gazment Demi dhe drejtuesit e klubit po vlerësojnë mundësinë për të finalizuar operacionin, duke pasur parasysh edhe faktin se këtë sezon Partizani nuk do të ketë të ardhurat nga pjesëmarrja në kupat e Europës.

Për momentin, zëvendësimi i Isgandarlit mbetet një nga objektivat kryesorë të merkatos së Partizanit, ndërsa belgu nga Ligue 2 shihet si kandidati më serioz për të marrë vendin e lënë bosh nga azerbajxhanasi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.