BOOM në merkato! Elbasani blindon portën me një goditje të madhe (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Igor Aleksovski do të vazhdojë të jetë pjesë e Superligës shqiptare edhe në sezonin e ri. Pas mbylljes së bashkëpunimit me Flamurtarin e Vlorës, burime të afërta bëjnë me dije se portieri nga Shkupi ka arritur një marrëveshje me Elbasani-n.

Gardiani maqedonas pritet të jetë një nga afrimet më të rëndësishme të Elbasani-t në portë, ndërsa klubi synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Aleksovski ishte një nga pikat më të qëndrueshme të Flamurtarit në sezonin e kaluar, duke spikatur me pritje vendimtare dhe eksperiencën e tij. Kalimi te Elbasani i jep portierit një sfidë të re në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa pritet që zyrtarizimi i marrëveshjes të vijë në ditët në vijim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.