Egnatia e ka përmbyllur me sukses fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë, duke regjistruar një tjetër fitore bindëse në ndeshjen miqësore ndaj rumunëve të FC Botosani. Kampionët e Shqipërisë triumfuan me rezultatin 3-1, duke konfirmuar formën e shkëlqyer vetëm pak ditë përpara sfidave kualifikuese në Champions League.
Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede tregoi cilësi të larta në fazën sulmuese, duke dominuar në shumë momente të takimit dhe duke krijuar vazhdimisht raste për shënim. Në listën e golashënuesve u regjistruan Bakayoko, Albanese dhe Fernando Medeiros, tre emra që po japin sinjale pozitive për sezonin e ri.
Kjo ishte miqësorja e fundit për rrogozhinasit gjatë qëndrimit në Bansko, një fazë përgatitore ku Egnatia ka treguar stabilitet dhe efikasitet, sidomos në repartin ofensiv. Tashmë fokusi i plotë zhvendoset te ndeshjet zyrtare të Champions League, ku kampionët shqiptarë synojnë të vazhdojnë paraqitjet pozitive edhe në arenën europiane.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Makineri golash! Egnatia shkatërron rumunët në miqësore para Champions League […]
Comments are closed