E FUNDIT/ Goxha dhe Krasniqi e mbyllin me Kastriotin dhe Besën, transferohen në Kosovë

by KLIKOJE.AL

Vushtrria nuk ndalet në merkato. Kampionati në Kosovë është mbyllur për këtë vit, ndërsa skuadra ka nisur para kohe me afrimin e lojtarëve.

Pasi ka zyrtarizuar disa prej afrimeve, përfshirë dhe ish-sulmuesin e Partizanit Theophilus Solomon, mësohet se klubi dardan është drejt firmës me dy lojtarë që aktivizohen në Kategorinë e Parë. Gazetari Lorik Gashi bën të ditur se klubi ka rënë dakord me mbrojtësit.

POSTIMI I LORIK GASHIT

Lajmi i fundit: Vushtrria godet me dy transferime, përforcohet me Krasniqin e Goxhën
Skuadra e Ligës së Parë, Vushtrria ka arritur marrëveshjen me dyshen e mbrojtjes nga Shqipëria, Gëzim Krasniqin dhe Jurgen Goxhën.

Krasniqi transferohet te Vushtrria nga skuadra e Kastriotit derisa më parë ishte pjesë e Partizanit.
Në anën tjera, Goxha së fundmi ishte pjesë e Besës së Kavajës.
Të dy futbollistët kanë përvojë të madhe në futbollin shqiptar!

FC Vushtrria militon në Ligën e Parë të kampionatit të Kosovës, dhe renditet në vendin e dytë me 30 pikë, 5 pikë larg Prishtinës së Re që kryeson kampionatin. Ndoshta, dy afrimet e fundit mund ti japin garanci në mbrojtje ekipit të Vushtrrisë.

LEXO ME SHUME:Kushtet atmosferike shtyjnë dy ndeshjet e Kategorisë së Parë, Departamenti i Garave publikon vendimin

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ka një ndryshim në programin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë për javën e 19-të për shkak të kushteve të atmosferike dhe reshjeve të dëborës. Ndeshja Pogradeci-Flamurtari, që ishte planifikuar ditën e shtunë, do të luhet ditën e hënë në ora 13:30 në stadiumin e Pogradecit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.