Kalendari për sezonin 2023-2024/ FSHF zbulon datën kur do të hidhet shorti i Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë

by KLIKOJE.AL

Kalendari i kampionatit “Abissnet Superiore 2023-2024” dhe ai i “Kategorisë së Parë 2023-2024” do të zbardhen këtë të mërkurë, teksa në ambientet e sallës së konferencave në ‘Shtëpinë e Futbollit’ do të hidhet shorti për edicionin e ri të këtyre dy kampionateve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shorti për edicionin e 85-të të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe “Kategorisë së Parë” do të hidhet paraditen e së mërkurës, duke nisur nga ora 11:00.

Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më herët, kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më 19 gusht 2023 dhe është planifikuar të mbyllet me 11 maj 2024. Ndërsa kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të nisë më 2 shtator dhe të mbyllet më 8 maj.

Në kampionatin ‘Abissnet Superiore’ këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KF Skënderbeu, KF Egnatia, FK Dinamo dhe KF Erzeni.

Ndërsa në kampionatin e ‘Kategorisë së Parë’ do të marrin pjesë këto skuadra: KF Bylis, KS Kastrioti, Flamurtari FC, FK Tomori, KS Korabi, FK Apolonia, KF Luz i Vogël 2008, FC Besa, FC Lushnja, KF Burreli, Vora, Elbasani.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.