Besa nuk dorëzohet ndaj kryesueses së Kosovës, 3-3 spektakolar me Prishtinën

by KLIKOJE.AL

Besa dhe Prishtina dhuruan një miqësore spektakolare në stadiumin “Luz i Vogël”, me plot gjashtë gola dhe emocione deri në fund. Sfida përfundoi në barazim 3-3, në një test që rezultoi mjaft interesant për të dyja skuadrat.

Për Besën realizuan Melsi Çereni, Fatmir Prengaj dhe Ermir Spahiu, ndërsa për skuadrën kosovare gjetën rrugën e rrjetës Assibé Diatta, Alvin Krasniqi dhe Blend Baftiu.

Pavarësisht karakterit miqësor të takimit, ritmi dhe golat e shumtë e kthyen përballjen në një spektakël të vërtetë. Prishtina, që aktualisht udhëheq Superligën e Kosovës, u përball me një Besë që tregoi forcë dhe karakter në këtë test.

Në fund, 3-3 dhe nga një pikë morale për të dyja skuadrat, në një ndeshje që prodhoi futboll, gola dhe emocione.

LEXO ME SHUME:100 mijë euro në kriptomonedha, mashtrimi ndaj kreut të FSHF-së përfundon me dy arrestime

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.