21
Kosova dhe Austria ndajnë pikët në një sfidë dramatike që u mbyll 1-1. Dardanët kaluan në avantazh në minutën e 70-të. Zhegrova u shkëput në të djathtë dhe asistoi për Asllanin, i cili nuk gaboi përballë portës.
Por festa nuk zgjati deri në fund. Në minutën e 84-t, pas një rivënieje anësore, Lang goditi me kokë dhe barazoi rezultatin.
Një ndeshje që duhej të vinte me shumë energji dhe të përqendruar pas barazimit në ndeshjen e fundit ndaj Izraelit përfunduar 1-1, në një përballje ku Dardanët dhanë gjithçka ndaj një kundërshtari që ndodhet në fund të klasifikimit. Kosova mbetet në vendin e dytë me 5 pikë, ndërkohë Austria forcon pozitat duke kryesuar në kuotën e 8 pikëve.