“Vuajtëm ndaj Shqipërisë”/ Trajneri i Finlandës befason me deklaratën pas fitores 2-1

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Finlandës, Jacob Friis, ka pranuar se ekipi i tij ka vuajtur përballë Shqipërisë në ndeshjen që e fitoi me shifrat 2-1 falë dy goditjeve të dënimit të Walta.

“Fillimi ishte me të vërtetë i vështirë. Shqipëria shënoi një gol të bukur me goditje standarte ndaj ishim menjëherë në ndjekje. Më pas gjërat nisën të ndryshojnë dhe gjithçka kishte të bënte me ne që mundoheshim të thyenim bllokun e ulët. Ndonjëherë mund të shënosh gola nga situata standarte, siç bëmë ne sot. Kjo është një ndihmë e madhe.

Ne morëm kryesimin 2-1 por pastaj gjërat u vështirësuan dhe u bëmë shumë të ngutur. U kapëm në situata tranzicioni dhe mendoj se lojtarë me pak më shumë eksperiencë nuk do të ishin gjendur në situata të tilla në momentet e fundit të ndeshjes. Ne kishim 3 lojtarë nën moshën 21-vjeçare në rreshtimin titullar. Unë nuk fajësoj askënd, por ndonjëherë duhet që të gjendesh në situata të tilla dhe t’i përballosh.

Ne kishim një qasje të mirë, por gjithashtu edhe punuam shumë. Nuk është e lehtë të thyesh një skuadër që luan me bllok të ulët. Ne kemi fitoren dhe do i gëzohemi për disa orë, pas të cilave do të fokusohemi në ndeshjen e radhës”, tha Friis për “Yle” pas përfundimit të ndeshjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.