Alarm te Tirana para Vorës, një mungesë e sigurt dhe një tjetër në dyshim!

by KLIKOJE.AL

Tirana vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Vorës, por stafi teknik nuk do të ketë në dispozicion të gjithë kontingjentin gjatë këtyre ditëve.

Bernard Berisha është një mungesë e sigurt për kryeqytetasit. Sulmuesi nuk pritet të rikthehet në kohë për këtë përballje, pasi vijon të mos jetë në gjendjen e duhur fizike. Ai mungoi edhe në sfidën e fundit ndaj Teutës, ku Tirana arriti të merrte një fitore të rëndësishme.

Ndërkohë, një tjetër pikëpyetje për stafin teknik është Ardit Krymi. Mesfushori vijon të ketë probleme fizike dhe aktivizimi i tij ndaj Vorës mbetet në dyshim. Edhe ai nuk ishte i gatshëm për takimin e fundit kundër Teutës.

Nga ana tjetër, ka edhe lajme pozitive sa i përket futbollistëve që kanë qenë të angazhuar me përfaqësueset. Ndong dhe Ilievski pritet të rikthehen nesër në stërvitje me grupin, ndërsa Bekaj dhe Colley do t’i bashkohen skuadrës ditën e enjte.

Kështu, Tirana vijon përgatitjet me disa pikëpyetje në formacion, ndërsa stafi teknik shpreson të ketë sa më shumë alternativa në dispozicion për duelin e radhës ndaj Vorës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.