Partizani rikthehet te suksesi dhe e bën ndaj një kundërshtari cme cilësi si Vllaznia. Shkodranët u dorëzuan 2-0 në Arenën e Demave, në një ndeshje që foli tërsisht për të kuqtë. Mes shumë mungesave, Vllaznia tentoi t’i bënte dëm Partizanit, por gjithcka nisi keq ku vetëm në 2 minuta të luajtura e pa veten në disavantazh. Tedi Cara, lojtari i cili festoi 200 ndeshje me fanellën e kuqe i dha avantazhin Partizanit dhe gjithashtu, moralin e duhur se kjo përballje do të fliste për ta.
4 mintua nga ky realizim, kryeqytetasit do të krijonin një mundësi për gol me Bintsuka, por i pafat sulmuesi me topin që u stampua në traversë. Vllaznia tentoi të dilte nga vorbulla e minutave të para dhe dha shenja jete në të 11-tën, por harkimi i Malës në zonë nuk u konkretizua nga Bekim Balaj. Në minutën e 31-të kkipi shkodran edhe një herë u shfaq rrezikshëm në kundërsulm, asistimi I Dodajt nuk u arrit dot nga Deliaj. Sikur të mos mjaftonin mungesat, 2 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, Ardit Krymi nuk ia del dot të vijojë lojën për probleme fizike dhe vendin e tij e mori Tafili. Në pjesën e dytë Partizani ruajti me fanatizëm balancat në fushën e lojës, ndaj një kundërshtari që e kishte të vështirë të organizohej.
Cara mund të kishte bërë keq në minutën e 52’, por ishte ndërhyrja e Bajramit që mbajti rezultatin në 1-0, megjithatë ky aksion ishte paralajmërimi se goli do të vinte shumë shpejt. Në një moment pasigurie Sala humbet topin në mesfushë dhe Rrapaj shënon golin e dytë dhe të pestin në kampionat, duke i dhënë lamtumirën Partizanit në mënyrën më mirë. Goli i dytë ishte një dush i ftohtë për shkodranët, që të tulatur nuk po organizoheshin dot. Sërish Rrapaj do të shfaqej rrezikshëm ,por kësaj here tentative e tij në të 72-tën gjeti vetëm rrjetën e jashtme. Ky rezultta qëndroi ën fuqi deri në fund të ndeshjes, me Partizanin që parakalon në renditje Vllazninë dhe shkon në kuotën e 33 pikëve, ndërsa Vllaznia humbet terren dhe qendron me 31 pikë.