Lushnja vijon merkaton aktive, dy lojtarë nën urdhrat e Bubeqit (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Lushnja ka nisur të lëvizë edhe në merkaton e verës, një proces që fillimisht u konkretizua me rikthimin e mbrojtësit Ronald Disha. Pas fitores në miqësoren ndaj Apolonisë, java ka nisur me dy përforcime të tjera për skuadrën e drejtuar nga trajneri Dorian Bubeqi. Bëhet fjalë për një mbrojtës dhe një mesfushor, të dy me origjinë nga Kameruni, të cilët tashmë janë vënë nën urdhrat e stafit teknik.

I pari është qendërmbrojtësi kamerunas Brayan Mangoumou, i cili i bashkohet Lushnjës për të përforcuar repartin defensiv. Klubi e ka prezantuar afrimin e tij me këtë njoftim: “Lushnja njofton afrimin e lojtarit më të ri në radhët e saj. Qendërmbrojtësi me origjinë nga Kameruni, Brayan Mangoumou! Brayan vjen për të përforcuar repartin e mbrojtjes, duke sjellë energji, disiplinë taktike dhe vizion loje. Përvoja dhe cilësitë e tij teknike do të jenë një vlerë e shtuar për arritjen e objektivave të këtij sezoni. Klubi i uron mirëseardhjen Brayan dhe i uron shumë suksese me fanellën e KF Lushnja!” Afrimi i dytë është Rodrigue Onana, mesfushor qendror nga Kameruni. Edhe për Onanën, klubi ka konfirmuar afrimin përmes një njoftimi në rrjetet sociale:

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.