Më i paguari dhe më i shtrenjti në Shqipëri, zbulohen shifrat marramendëse të portierit të Teutës

by KLIKOJE.AL

Teuta synon të jetë një nga skuadrat protagoniste në garën për titullin kampion dhe merkatoja e verës tregoi qartë ambiciet e klubit durrsak. Një nga afrimet më të bujshme ishte portieri francez Paul Bernardoni, i cili rezulton të jetë edhe futbollisti më i paguar në kampionatin shqiptar.

Sipas asaj që raporton “Mega Sport”, gardiani francez përfiton plot 20 mijë euro në muaj nga kontrata me Teutën, duke lënë pas të gjithë futbollistët e tjerë të Superiores për sa i përket pagës.

Por Bernardoni kryeson edhe një tjetër klasifikim. Në platformën e specializuar “Transfermarkt”, vlera e tij në treg llogaritet në 1 milion euro, duke e bërë lojtarin më të vlerësuar të kampionatit shqiptar.

Në moshën 29-vjeçare, francezi është kthyer në një pikë të fortë të skuadrës durrsake. Statistikat e konfirmojnë rëndësinë e tij, pasi në 11 javët e para ka pësuar vetëm 5 gola.

Megjithatë, as paraqitjet e tij nuk kanë mjaftuar për të shmangur krizën e rezultateve. Edhe pse ndali një penallti në sfidën kundër Tiranës, Teuta u mposht sërish, duke regjistruar humbjen e tretë radhazi.

LEXO ME SHUME:Fitoi në fushë, por festa u kthye në ankth! Probleme shëndetësore për presidentin e klubit shqiptar

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.