Në Shkodër janë mobilizuar në maksimum për ndeshjen Vllaznia-Partizani që do të luhet më datë 28 janar në orën 17:00. Tifozëria kuqeblu shpreson në marrjen e një tjetër fitoreje, çka do të bënte, që ekipi të blindonte katër vendet e para. Për faqen e klubit kanë folur Gëzim Çoçja dhe Tuti Rrahmani, dy nga tifozët më të flaktë të ekipi shkodran. Të dy bëjnë thirrje për mbështetje
Gëzim Çoçja: Me këtë rast i bëj thirrje të gjithëve në stadium, që ta bëjmë ditë feste fitoren me Partizanin. E gjithë Shkodra e pret me vëmendje të madhe këtë takim. Duke parë dhe ndeshjen e parë që e kemi humbur dhe me rezultat të thellë, besoj se mobilizimi i ekipit është në maksimum. Duhet t’i rrahim dhe me tifoza ne ato, kjo është idea, prandaj bëhet thirrja “hajdeni në stadium”. T’i rrahim me tifozë.
Tuti Rrahmani: Populli i Shkodrës i është përgjigjur Vllaznisë edhe në momentin e keq. Ju bëj thirrje me zemër e me shpirt, edhe pse e dinë se shkodranët nuk kanë nevojë, të jenë sa më shumë ditën e dielë. Arsyeja është mbështetja e skuadrës, ti mbështesim këta cuna, që kanë arritur këto rezultate të mrekullueshme. Me ndihmën e zotit të arrijmë një fitore.