Elbasani gjen “sozinë” e Mustës, klubi drejt firmës me maqedonasin (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Elbasani vijon të lëvizë fuqishëm në merkaton e verës, me objektivin për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese për sezonin e ri. Drejtuesit verdheblu janë në kërkim të përforcimeve në disa reparte, ndërsa prioritet mbetet krahu i majtë i mbrojtjes, pas largimit të Emiljano Mustës.

Sipas burimeve pranë klubit, emri më i fundit në listën e Elbasanit është Filip Antovski, mbrojtësi i majtë nga Maqedonia e Veriut. 25-vjeçari ka hyrë seriozisht në radarët e verdhebluve dhe kontaktet mes palëve kanë avancuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Burime të afërta me negociatat bëjnë me dije se diskutimet janë në një fazë të rëndësishme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë marrëveshjen finale. Antovski vlerësohet si profili ideal për të mbuluar boshllëkun e lënë nga Musta, falë eksperiencës dhe karakteristikave të tij në fazën mbrojtëse dhe mbështetjen që jep në sulm.

Nëse transferimi konkretizohet, Elbasani do të sigurojë një tjetër afrim me peshë në këtë merkato, duke treguar se klubi është i vendosur të ndërtojë një skuadër që synon të jetë protagoniste në sezonin e ardhshëm.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.