Një rikthim që entuziazmon tifozët, Vllaznia bën gati prezantimin

by KLIKOJE.AL

Vllaznia vijon të lëvizë me shpejtësi në merkaton e verës dhe ka siguruar një tjetër afrim me peshë për sezonin e ri. Burime pranë klubit bëjnë me dije se kuqeblutë kanë arritur marrëveshjen me mesfushorin Herald Marku, i cili tashmë ka hedhur firmën mbi kontratë dhe do të jetë pjesë e skuadrës shkodrane për edicionin 2026/27.

Marrëveshja mes palëve është mbyllur me sukses dhe tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit, i cili pritet të vijë në orët ose ditët në vijim. Rikthimi i 30-vjeçarit në Shkodër konsiderohet një lëvizje e rëndësishme për ndërtimin e skuadrës që do të përfaqësojë Vllazninë në sezonin e ardhshëm.

Trajneri Edi Martini e vlerëson mesfushorin si një element me eksperiencë dhe cilësi, i aftë për t’i dhënë më shumë ekuilibër dhe forcë repartit të mesfushës. Pas disa largimeve të paralajmëruara në kampin kuqeblu, afrimi i tij shihet si një hap i rëndësishëm për të ruajtur nivelin konkurrues të skuadrës.

Drejtuesit e Vllaznisë ndërkohë nuk pritet të ndalen këtu, pasi merkatoja mbetet e hapur dhe po punohet edhe për afrime të tjera. Synimi është ndërtimi i një grupi sa më konkurrues për objektivat e sezonit të ri, me kuqeblutë që duan të jenë protagonistë si në kampionat ashtu edhe në arenën europiane.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.