Bratu gjen ritmin, Partizani regjistron tjetër fitore në fazën përgatitore

by KLIKOJE.AL

Partizani ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në ndeshjet miqësore të fazës përgatitore, duke mposhtur Pogradecin me rezultatin 2-0. Të kuqtë zhvilluan një paraqitje bindëse, duke kontrolluar ritmin e lojës në pjesën më të madhe të takimit dhe duke krijuar raste të shumta për shënim.

Ndeshja u luajt me dy pjesë nga 40 minuta dhe u zhbllokua shumë shpejt. Në minutën e 6-të ishte Bintsuka ai që kaloi Partizanin në avantazh, duke finalizuar me saktësi një nga aksionet e para të skuadrës së Florin Bratut.

Në pjesën e dytë, Partizani vijoi të kishte kontrollin e lojës dhe në minutën e 54-t ishte Çela ai që dyfishoi shifrat, duke vulosur fitoren 2-0. Trajneri Florin Bratu shfrytëzoi këtë test për t’u dhënë minuta pothuajse të gjithë futbollistëve në dispozicion, ndërsa vijon të eksperimentojë me skemat dhe formacionin në prag të nisjes së sezonit të ri.

Për Partizanin kjo është fitorja e dytë radhazi në miqësore, pas suksesit ndaj Skënderbeut. Në testin e parë të verës, të kuqtë ishin mposhtur nga Besa me rezultatin 2-1, por rezultatet e fundit tregojnë se skuadra po fiton ritëm dhe po rrit nivelin e saj nga ndeshja në ndeshje.

LEXO ME SHUME:“Daja do të jetë Fergusoni i Dinamos”, Ardian Bardhi pas kualifimit: Kemi ekip për grupe

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.