“Daja do të jetë Fergusoni i Dinamos”, Ardian Bardhi pas kualifimit: Kemi ekip për grupe

by KLIKOJE.AL

Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, u shfaq tepër entuziast pas kualifikimit të skuadrës së tij në raundin e tretë të Conference League. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai deklaroi:

“Duke pasur një staf dhe një organikë shumë të mirë, kemi Dajën një nga trajnerët më të mirë dhe ai pasioni im që kam për klubin e Dinamos dhe gjithçka që po bëhet te klubi i Dinamos. Deri tani jemi të kënaqur. Deri në turin e tretë e ka marrë përsipër Ylli Aga, unë kam vetëm për të hyrë në grupe.

Besimi te ky ekip është 100 %, çunat kanë ardhur shumë mirë. Ekipi është pothuajse i kompletuar. Presim ndonjë afrim tjetër në ditët në vazhdim, deri në fund të merkatos.

Çunat po bëjnë mrekulli. Largimet, Koma është një lojtar që po e kërkojnë shumë ekipe. Ne do të shikojmë më të mirat edhe për ekipin edhe për klubin.

Pastaj të bëjmë merkato edhe ne, nëpërmjet këtyre lojtarëve. Të bëjmë më të mirën për klubin.

Kënaqësia është patjetër, se kaluam turin e dytë, por më e rëndësishmja është kjo që po bëjmë. Kjo kimia që ka klubi me trajnerin Daja. Po bëjmë rezultatet falë kësaj kimie.

Për meritë të trajnerit të klubit, të investimeve, për gjërat që po bëjmë. Po bëjmë më të mirën. Një sinfoni e bukur që na ruajt Zoti. Edhe me pak fat t’ia dalim.

Për Dajën i ri kontratës 30-vjeçarë. I kanë mbetur edhe 28. Unë besoj se do të bëhet Fergusoni i Dinamos.

Daja është një dramë e vjetër shqiptarë: “Fisheku në pajë” dhe Daja me Dinamon kështu është “fisheku në pajë”.

Në ditët në vazhdim fillojmë dhe dy fushat e futbollit te kompleksi. Do mundohemi të kompletojmë me fusha bari ekipin e parë. Që të ketë mundësi të stërvitet vetëm ekipi i parë. Ne do të bëjmë më të mirën për klubin.

Dajën e ruajt Zoti 30-vjet se nuk e duron i biri do ta duroj unë 30-vjet. Forca Dinamo sepse po bën atë që duhet të bëjë edhe për futbollin shqiptar, po tregon që ne luajmë futboll ne bëjmë gjëra të bukura”, deklaroi Bardhi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Partizani regjistron tjetër fitore në fazën përgatitore 31/07/2026 - 11:25

[…] LEXO ME SHUME:“Daja do të jetë Fergusoni i Dinamos”, Ardian Bardhi pas kualifimit: Kemi ekip… […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.