Dinamo pa mëshirë ndaj Aluminij! Vila, Qefalija dhe Përndreca dërgojnë “blutë” në turin e tretë

by KLIKOJE.AL

Dinamo ka siguruar me autoritet kualifikimin në turin e tretë të Conference League, pasi mposhti me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën sllovene të Aluminij në “Elbasan Arena”. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Slloveni, kryeqytetasit dominuan sfidën e kthimit dhe vulosën kalimin më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Skuadra e Ilir Dajës e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe gjeti avantazhin në minutën e 24-t. Lorenco Vila finalizoi saktë një aksion të ndërtuar bukur, duke dërguar në rrjetë asistin e Berishës për 1-0.

Pak para pushimit, Dinamo dyfishoi shifrat. Në minutën e 43-të, Qefalija realizoi një supergol me të djathtën pas pasimit të Ismailit. Goditja u devijua lehtë nga mbrojtja, duke e bërë të pamundur reagimin e portierit slloven.

Me epërsinë e dy golave, Dinamo administroi qetësisht pjesën e dytë dhe në minutën e 77-të vulosi përfundimisht kualifikimin. Fabjan Përndreca shfrytëzoi një goditje nga këndi dhe me një goditje të saktë me kokë shënoi golin e tretë, duke ndezur festën e tifozëve.

Me këtë sukses, Dinamo vazhdon aventurën europiane dhe pret tashmë kundërshtarin e radhës në turin e tretë të Conference League, duke konfirmuar një formë të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare.

LEXO ME SHUME:Asnjë tolerim te Tirana, Klafuriç publikon listën e rregullave në grumbullim (FOTO)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.