Elbasani “zgjohet” në momentin e duhur, Nikaj protagonist absolut ndaj Egnatias (video)

by KLIKOJE.AL

Elbasani ka bërë surprizën e madhe të javës së katërt në Abissnet Superiore, duke mposhtur 2-1 Egnatian në një sfidë të luftuar deri në sekondat e fundit.

Egnatia dukej se do të vijonte serinë perfekte të rezultateve, por Elbasani kishte një tjetër plan. Nikaj shënoi dy herë, ndërsa Montenegro realizoi në minutën e 44′ për miqtë. Sulmuesi i Elbasanit realizoi dy herë dhe përmbysi gjithçka, duke i dhuruar skuadrës së tij fitoren e parë të sezonit.

Pas dy barazimeve dhe një humbjeje në tri javët e para, Elbasani më në fund shijon suksesin në kampionat. Në krahun tjetër, Egnatia ndalet për herë të parë këtë sezon, pas tre fitoreve në po aq ndeshje. 9 pikë mbeten në llogarinë e rrogozhinasve, ndërsa Elbasani merr një trepikësh që mund të jetë shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë e kampionatit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Vllaznia, ultrasit takohen me lojtarët (video) 13/09/2026 - 19:57

[…] LEXO ME SHUME:Elbasani “zgjohet” në momentin e duhur, Nikaj protagonist absolut ndaj Egnatias (video) […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.