Tirana ka pasur problem në repartin e avancuar. Në 19 javë kampionat, bardheblutë kanë shënuar 20 gola, dhjetë prej të cilëve nga dyshja Jarmouni-Ndreca dhe pjesa tjetër nga lojtarët e tjerë të sulmit.
Drejtuesit kanë menduar të përforcojnë më tepër sulmin kështu që, Emmanuel Ernest është firma e parë e Tiranës në këtë merkato dimri.Ernest është nga Liberia dhe ka gjithashtu edhe pasaportën nigeriane. Luan në qendër të sulmit dhe në 15 ndeshje ku është aktivizuar me Araun ka shënuar katër gola në ligën e dytë Zvicerane.
Emmanuel Ernest i cili sot mbush 24-vjeç,është bashkuar ekipit të Challenge League nga klubi qipriot verior Cetinkaya TSK.Lojtari numëron edhe pesë ndeshje me Kombëtaren e Liberisë. Lojtari do të firmosë dhe do të prezantohet më datë 2 janar të vitit 2025.
LEXO ME SHUME:EKSKLUZIVE/ Tirana nis ndryshimet, Dembele drejt shitjes në Austri, rikthehet ish-mesfushori
Tirana e mbylli me humbje vitin 2024, 1-3 në Laç, për javën e 19-të të Abissnet Superiore. Kur janë luajtur më tepër se gjysma e ndeshjeve të sezonit të rregullt, skuadra bardheblu mban vendin e tetë në renditje dhe, bashkë me Skënderbeun, është skuadra më e rrezikuar për të rënë në Kategorinë e Parë. Tirana ka poshtë saj Bylisin, me pikë të barabarta, por ecuria e ballshiotëve është më e mirë, me tetë pikë në javët e fundit, karshi tri të bardhebluve.