Edi Martini merr sinjale pozitive, Vllaznia triumfon 4-0 në miqësore

by KLIKOJE.AL

Vllaznia ka regjistruar një fitore bindëse 4-0 në ndeshjen miqësore ndaj Burrelit, të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini dominoi takimin, duke realizuar nga dy gola në secilën pjesë.

Protagonisti i pjesës së parë ishte Murataj, i cili realizoi dopietë. Në fraksionin e dytë të lojës, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Elvis Zouhoule, sulmuesi 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti nga klubi shkodran. Fitorja u vulos nga Tafili, që shënoi golin e katërt.

Pas këtij testi pozitiv, Vllaznia do të vijojë përgatitjet, teksa të hënën skuadra do të zhvendoset në Pukë, ku do të zhvillojë një fazë 10-ditore stërvitore.

LEXO ME SHUME:“Daja do të jetë Fergusoni i Dinamos”, Ardian Bardhi pas kualifimit: Kemi ekip për grupe

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.