Transferim me miliona për Mitajn, zbulohen shifrat e marrëveshjes me Genoan

by KLIKOJE.AL

Mario Mitaj është rikthyer në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është transferuar te Genoa nga Al Ittihad në formulën e huazimit me të drejtë blerjeje. Klubi italian ka paguar 2 milionë euro për huazimin e 22-vjeçarit, ndërsa për ta blerë përfundimisht kartonin e tij do të duhet të derdhë edhe 4.5 milionë euro të tjera. Pas zyrtarizimit, Mitaj nuk e fshehu entuziazmin për aventurën e re në elitën e futbollit italian.

“Të vija te një klub si Genoa dhe në Serie A ishte një objektiv. Kam shumë dëshirë të nis punën në një ambient që ofron motivim të madh,” u shpreh mbrojtësi shqiptar.

Edhe drejtori sportiv i Genoas, Diego Lopez, vlerësoi afrimin e Mitajt, duke theksuar cilësitë e tij teknike dhe karakterin.

“Mario është një lojtar që kombinon cilësinë teknike me forcën mendore, një element që nuk mund të mungojë te Genoa. Mirë se erdhe, Mario,” deklaroi ai.

Në njoftimin zyrtar, Genoa kujtoi se Mitaj ka zhvilluar 32 ndeshje me Kombëtaren shqiptare dhe ishte titullar në Euro 2024. Në nivel klubesh, ai numëron 142 paraqitje në kampionatet e Greqisë, Rusisë dhe Arabisë Saudite, ndërsa me Al Ittihad fitoi kampionatin dhe Kupën e Mbretit në sezonin 2024/25.

Rikthimi në Serie A konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierën e mbrojtësit shqiptar, i cili tashmë do të synojë të fitojë një vend titullari me fanellën e Genoas.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.