20
Egnatia vijon përgatitjet për sezonin e ri dhe në grupin e ekipit të parë është bashkuar edhe një emër i ri. Bëhet fjalë për mbrojtësin 17-vjeçar Robin Balla, i cili po provohet nga trajneri Nevil Dede në prag të sfidave europiane.
Mbrojtësi u largua nga Partizani pas mbylljes së sezonit, pasi nuk arriti të debutonte me ekipin e parë. Tashmë ai po kërkon të bindë stafin teknik të kampionëve të Shqipërisë, Egnatia-s duke marrë minuta gjatë fazës përgatitore.
Robin Balla është djali i deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa prej vitesh është pjesë e ekipeve zinxhir të Kombëtares shqiptare. Më 30 maj, Partizani njoftoi se ai ishte grumbulluar me Shqipërinë U-17, përfaqësuese me të cilën ka qenë pjesë që prej moshës 15-vjeçare.

1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Nga Partizani te Egnatia, Robin Balla kërkon shansin e madh […]
Comments are closed