U përfol për një rikthim te Partizani, Egzon Belica merr vendimin final

by KLIKOJE.AL

Egzon Belica ka vendosur të vijojë karrierën në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Mbrojtësi me përvojë ka arritur marrëveshje me Strugën, ku do të vihet nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi për sezonin e ri.

Për 35-vjeçarin kjo do të jetë hera e parë që vesh fanellën e klubit nga qyteti i tij i lindjes. Pas aventurës te Rabotniçki në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, Belica ka zgjedhur një sfidë të re, ndërsa zyrtarizimi pritet së shpejti.

Në Shqipëri, Belica mbahet mend për periudhën e suksesshme te Partizani, ku zhvilloi 178 ndeshje zyrtare dhe mbajti edhe shiritin e kapitenit, duke u kthyer në një nga mbrojtësit më të vlerësuar të klubit.

Karriera e tij ka kaluar gjithashtu nga Besa, Shkëndija, Prishtina, Riga, Inter Turku, Konkordia dhe Ohrid Lihnidos, duke ndërtuar një eksperiencë të gjatë në futbollin rajonal dhe atë europian.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Vllaznia "rrëmben" një nga emrat më me eksperiencë të Superiores 03/07/2026 - 18:08

[…] LEXO ME SHUME:U përfol për një rikthim te Partizani, Egzon Belica merr vendimin final […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.