41
Laçi ka vendosur për trajnerin e ri. Stolin e skuadrës kurbinase do ta marrë Qatip Osmani, një emër i njohur i futbollit shqiptar dhe atij maqedonas. Tekniku 56-vjeçar rikthehet kështu në Superiore, pas eksperiencës së mëparshme me Vllazninë, ku ishte shumë pranë fitimit të titullit kampion.
Sipas raportimeve, Osmani ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dhe pritet të nisë menjëherë punën për ndërtimin e skuadrës. Laçi synon të krijojë një ekip konkurrues për sezonin e ri, në një kampionat që pritet të jetë më rivalizues se kurrë.
Me eksperiencën e tij të gjatë në futbollin ballkanik, drejtuesit kurbinas besojnë se Osmani është njeriu i duhur për të udhëhequr skuadrën në objektivat e sezonit të ri.