Kthesë e papritur te Vllaznia, e ardhmja e mesfushorit në pikëpyetje

by KLIKOJE.AL

Situata e Sherif Kallakut te Vllaznia vazhdon të mbetet e paqartë, pavarësisht rinovimit të kontratës vetëm pak ditë më parë. Mesfushori nuk është bashkuar me skuadrën në fazën përgatitore që po zhvillohet në Slloveni, duke shtuar dyshimet për të ardhmen e tij te kuqeblutë.

Zyrtarisht, mungesa e Kallakut është justifikuar me skadimin e pasaportës, por burime pranë klubit bëjnë me dije se situata mund të jetë më e ndërlikuar sesa një çështje dokumentacioni. Nuk përjashtohet mundësia që futbollisti nga Fushë-Kruja të mos jetë pjesë e planeve të Vllaznisë për sezonin e ri.

Për momentin nuk ka një reagim zyrtar nga Vllaznia apo vetë lojtari, por ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të sqaruar të ardhmen e Kallakut. Nëse palët ndajnë rrugët, do të ishte një largim i papritur, sidomos pas sinjaleve pozitive të dhëna me rinovimin e kontratës.

LEXO ME SHUME;Egnatia blindon mbrojtjen, marrëveshje me ish-lojtarin e Shkëndijës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Laçi ia beson stolin ish-trajnerit të Vllaznisë 27/06/2026 - 13:31

[…] LEXO ME SHUME:Kthesë e papritur te Vllaznia, e ardhmja e mesfushorit në pikëpyetje […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.