VIDEO/ Kishte akord prej javësh, klubi nigerian konfirmon transferimin e mesfushorit te Partizani

by KLIKOJE.AL

Kazeem Ogunleye futbollisti më i ri i Partizanit. Klubi kryeqytetas do të ketë në dispozicion një armë më shumë në javët e fundit të këtij sezoni. Të kuqve u është bashkuar mesfushori ofensiv 18-vjeçar nigerian Kazeem.

Klubi kryeqytetas kishte arritur që në fund të janarit akordin me klubin e Rejnxhërs International në Nigeri për futbollistin i cili pritet të jetë në të ardhmen zëvendësuesi i Rrapajt. Por ai ka zbarkuar vetëm në ditët e fundit në Shqipëri, siç ka konfirmuar vetë ish-klubi  tij i cili ka postuar edhe një video lamtumire dhe falënderimi të lojtarit.

 

“Kazeem Ogunleye i bashkohet FK Partizanit. Rangers International FC mund të konfirmojë transferimin e Kazeem Ogunleye te klubi i elitës shqiptar FK Partizani në një marrëveshje përfituese për klubin.

Lëvizja jo vetëm shpërblen Rangers me të ardhura të rëndësishme, por gjithashtu i hap derën bashkëpunimeve në të ardhmen mes dy klubeve. Kazeem Ogunleye  ka qenë një pjesë kyçe e skuadrës tonë dhe ne e vlerësojmë kontributin e tij. Ne i urojmë më të mirën në këtë kapitull të ri në karrierën e tij”, shkruhej në njoftimin e klubit afrikan në rrjetet sociale.

LEXO ME SHUME:Përfundimi i fazës së tretë! Partizani me hapa mbijetese, Tirana e Teuta mbajnë fundin

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.