Përfundimi i fazës së tretë! Partizani me hapa mbijetese, Tirana e Teuta mbajnë fundin

by S.M

Egnatia kryeson me 19 pikë, Dinamo e ndjek me tre më pak, Vllaznia e Laçi plotësojnë katërshen e titullit, ndërsa Partizani shkon në play-out për mbijetesë në Abissnet Superiore, duke lënë poshtë Tiranën e Teutën. Kjo është tabloja e kampionatit duke marrë në konsideratë vetëm ndeshjet e fazës së tretë, e cila u mbyll të dielën me ndeshjet e javës së 27-të.

Egnatia, e cila e mbylli në vendin e katërt me 30 pikë fazën e dytë, një më pak se Dinamo e Vllaznia, tani kryeson renditjen me dy pikë më tepër se blutë dhe tri më tepër se Vllaznia. Rikuperimi i pikëve nga ana e kampionëve në fuqi është edhe më tepër mbresëlënës duke llogaritur faktin që fazën e tretë e kampionatit e nisën me humbjen përballë Dinamos, duke e mbyllur vitin 2024 me katër pikë më pak skuadra e Ilir Dajës, çka do të thotë se në tetë ndeshjet vijuese ka rikuperuar gjashtë pikë karshi bluve.

Vllaznia, me 15 pikë në fazën e tretë, ka humbur një vend krahasuar me gjysmën e parë të kampionatit, të cilën e mbylli në vendin e dytë por me pikë të barabarta me Dinamon, ndërsa tani ka tri më pak se vendi i parë. Partizani është skuadra që ka humbur më shumë terren nga katërshja, me vetëm 10 pikë në fazën e tretë, çka ka bërë që diferenca me vendin e pestë të jetë gjashtë pikë tashmë, nga tetë që ishte pas javës së 18-të. Skuadra më e dobët e fazës së tretë është Teuta, me vetëm 6 pikë në nëntë javë, ndërsa Tirana ka marrë tetë, duke qenë dy skuadrat e vetme që kanë më pak se një pikë për ndeshje gjatë kësaj faze.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.