ZYRTARE/ Tërmet te Elbasani, Ivan Gvozdenoviç largohet nga pankina! Klubi pranon dorëheqjen

by KLIKOJE.AL

Ivan Gvozdenoviç nuk është më trajneri i skuadrës verdheblu. Klubi elbasanas ka zyrtarizuar sot ndarjen me teknikun, duke pranuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i ekipit. Përmes një komunikate në rrjetet sociale, Elbasani ka konfirmuar vendimin, duke e falënderuar trajnerin për kontributin, profesionalizmin dhe rrugëtimin e përbashkët. Klubi kujton momentet dhe sukseset e përjetuara gjatë periudhës së bashkëpunimit, ndërsa i uron Gvozdenoviçit suksese në vazhdim.

“Rrugët tona ndahen, por historia që shkruam së bashku do të mbetet përgjithmonë!”, shkruan klubi verdheblu në mesazhin e lamtumirës për trajnerin. Kështu, aventura e Ivan Gvozdenoviç-it në stolin e Elbasanit mbyllet zyrtarisht, ndërsa tashmë vëmendja zhvendoset te hapat e ardhshëm të klubit dhe emri që do të marrë drejtimin e skuadrës.

Për momentin, në njoftimin zyrtar nuk është bërë i ditur emri i pasuesit të teknikut, ndaj pritet të shihet se si do të veprojë drejtuesit e Elbasanit në vijim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.