Egnatia blindon mbrojtjen, marrëveshje me ish-lojtarin e Shkëndijës

by KLIKOJE.AL

Egnatia është pranë zyrtarizimit të një tjetër afrimi në merkaton e verës. Kampionët e Shqipërisë kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Numan Ajeti, i cili është larguar zyrtarisht nga Shkëndija.

Klubi tetovar konfirmoi sot ndarjen me 20-vjeçarin, i cili iu bashkua ekipit verën e kaluar nga Shkupi. Gjatë sezonit të fundit, Ajeti regjistroi 24 paraqitje me fanellën kuqezi, duke treguar fleksibilitet si në krahun e majtë të mbrojtjes, ashtu edhe në qendër.

Menjëherë pas largimit nga Shkëndija, Egnatia lëvizi shpejt për të siguruar shërbimet e talentit 20-vjeçar, me marrëveshjen mes palëve që pritet të zyrtarizohet së shpejti. Rrogozhinasit vijojnë kështu të forcojnë organikën në prag të sezonit të ri dhe angazhimeve në arenën europiane.

LEXO ME SHUME: UEFA ngrin ëndrrën europiane të Skënderbeut, ja kur mund të rikthehet

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Vllaznia, e ardhmja e mesfushorit në pikëpyetje 27/06/2026 - 12:58

[…] LEXO ME SHUME;Egnatia blindon mbrojtjen, marrëveshje me ish-lojtarin e Shkëndijës […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.