Skënderbeu njeh vetëm firo, largim i papritur i 25-vjeçarit; i bashkohet klubit kampion

by KLIKOJE.AL

Pas rënies nga Superliga shqiptare, te Skënderbeu kanë filluar largimet e shumta. Ende nuk dihet data e grumbullimit të klubit korçar dhe sesi do të organizohet. Futbollisti i fundit që ka mbyllur bashkëpunimin me Skënderbeun është Liridon Balaj. Sulmuesi ndau rrugët me klubin korçar dhe pse kishte kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

25-vjeçari tashmë është në stërvitje me Dritën. Klubi kampion po përgatitet për turin e parë të Champions dhe Balaj është përforcim shtesë për trajnerin Zekerija Ramadani. Balaj e ka një rikthim në Kosovë. Kujtojmë se më parë ka qenë pjesë e Besës së Pejës.

LARGIMET E TJERA

Deri më tani janë përfolur 3 “divorce” te Skënderbeu, Zhoao Felipe, Liridon Balaj, si dhe Mamane Amadou Sabo. Por i kryer bëhet edhe largimi i mbrojtësit Marko Ramos. Kontrata me brazilianin ka mbaruar dhe pritet që Ramos të mos kthehet sërish në Korçë. Nuk përjashtohen edhe shitje, ku portierit Marko Alia i ka dalë emri në Azerbajxhan, por duket se nuk e pëlqen si destinacion. Ndërsa Ardit Nikaj përflitet për një rikthim në Shkodër, ndërsa egjiptiani Naser përflitet si përforcim tek Egnatia dhe Vllazninë.

Kapiteni Elvis Prençi është transferuar në kampionatin e Kosovës. Mbrojtësi, i cili ka dhënë një kontribut të madh në vitet e fundit, duke qenë një nga shtyllat kryesore të repartit të mbrojtjes, të ekipit korçar, e ka mbyllur zyrtarisht kontratën me klubin.

LEXO ME SHUME:Vizitat mjekësorë të dielën, Mirlind Daku drejt transferimit te klubi i njohur, Rubin Kazan pritet të përfitojë 4.5 mln euro

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.