Mirlind Daku prit të ndryshojë skuadër në merkaton e verës. Sulmuesi i kombëtares kuqezi pritet të ndërrojë ekip, por jo kampionat, pasi do të mbetet në Rusi.Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, Mirlind Daku pritet të kalojë tek Zenit Petersburg.
Klubi i njohur rus ka ofruar 4.5 milionë euro për Mirlind Dakun dhe oferta pritet të pranohet nga Rubin Kazan. Daku kishte ndikim të madh në Rusi, ku sivjet ishte golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit. Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe nuk ka ndryshime të minutave të fundit, Daku do të bëjë ekzaminimit mjekësore të dielën.
ZËRAT PËR NJË KALIM NË ITALI
Mirlind Daku mund të bënte hapin e madh në karrierë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mund të transferohej në Serie A.
Sulmuesi i Rubin Kazan disa muaj më parë mori ofertë zyrtare për shërbimet e Dakut. Cagliari ishte ekipi që kërkonte sulmuesin shqiptar. Sipas “Match TV” bëhet me dije se skuadra ruse ende nuk dha përgjigjen e saj, ndërsa nuk bëhet e ditur se sa është shifra e kësaj oferte.
Kujtojmë se 26-vjeçari me Rubin Kazan ka zhvilluar 33 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 10 gola dhe të dhurojë 4 asiste. Me ekipin rus Daku ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
26 vjeçari që aktivizohet me Rubin Kazan në Rusi, ka marrë një kërcënim të hapur nga brigada e kuqe, “Espanyola”. Këta të fundit janë një brigadë vullnetare ushtarake ruse e cila përbëhet nga tifozë të ekipeve të ndryshme të futbollit. “Espanyola” ka kërcënuar me jetë Mirlind Dakun për shkak të thirrjeve kundër serbëve.