UEFA “ngrin” ëndrrën europiane të Skënderbeut, ja kur mund të rikthehet

by KLIKOJE.AL

Skënderbeu do të duhet të presë edhe disa sezone për t’u rikthyer në garat europiane. Sipas një përgjigjeje zyrtare të UEFA-s, të publikuar nga “Topkëmba”, klubi korçar do të ketë të drejtë të marrë pjesë në kompeticionet europiane vetëm duke nisur nga sezoni 2028/29, me kusht që të sigurojë kualifikimin sportiv dhe të plotësojë të gjitha kriteret e pranimit.

“Ju informojmë se klubi do të ketë të drejtë të marrë pjesë në garat për klube të UEFA-s duke filluar nga sezoni 2028-29, me kusht që të jetë kualifikuar dhe të ketë përmbushur kriteret e pranimit”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Skënderbeu. Në Korçë ekzistonte bindja se rikthimi në Superiore do t’i hapte rrugën edhe garës për një vend në Europë që këtë sezon.

Skënderbeu u rikthye në elitën e futbollit shqiptar pasi e mbylli sezonin si nënkampion i Kategorisë së Parë, por duket se objektivi europian do të duhet të shtyhet. Nëse ky interpretim i UEFA-s mbetet në fuqi, bardhekuqtë do të mund të synojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës vetëm duke filluar nga sezoni 2028/29.

LEXO ME SHUME:Surprizë në Serbi! Elbasani mbetet pa ndeshje, kundërshtari e braktis në çastet e fundit (FOTO)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Egnatia blindon mbrojtjen, marrëveshje me ish-lojtarin e Shkëndijës 26/06/2026 - 18:39

[…] LEXO ME SHUME: UEFA ngrin ëndrrën europiane të Skënderbeut, ja kur mund të rikthehet […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.