Foto nga kryeqyteti nxeh rrjetin, Partizani gati të trondisë merkaton me futbollistin e Kombëtares (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Jasir Asani po shijon disa ditë pushimi në Tiranë, ku është parë së fundmi edhe në takime me figura të njohura të futbollit, mes tyre Agim Ibraimi. Sulmuesi i Kombëtares ka ndarë gjithashtu në rrjetet sociale një foto me mbishkrimin: “Legjendat frymëzojnë, puna e tyre flet vetë”.

E ardhmja e 31-vjeçarit mbetet ende e paqartë. Kontrata e tij me Esteghlal është e vlefshme edhe për një sezon, por prej muajsh ai nuk aktivizohet për shkak të situatës së tensionuar në Iran.

Ndërkohë, interesimi për të nuk mungon. Sulmuesi ka pranuar më herët se ka pasur kontakte dhe oferta, përfshirë edhe nga klube në Spanjë, duke lënë të hapur çdo skenar për hapin e radhës në karrierë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.