Egnatia fiton për herë të tretë radhazi kampionatin e Superiores. Pas këtij triumfi ka folur presidenti Agim Demrozi.
“Është kënaqësi e pabesueshme, sekreti është që Egnatia është krijuar për të fituar, puna e palodhur, isha i sigurt që do fitonim edhe këtë vit. Ju jap fjalën që këtë vit jemi në grupe, këtë trofe ja dedikoj familjes time, çunave të mi që janë këtu në fushë”, tha Agim Demrozi për “RTSH Sport”.
EGNATIA-DINAMO 2-0
, Egnatia konfirmoi dominimin e saj në futbollin shqiptar duke u shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin aktual. Skuadra rrogozhinase mposhti Dinamon me rezultatin 2-0 në finalen vendimtare, duke siguruar titullin e tretë radhazi.
Heroi i ndeshjes ishte Albaneze, i cili realizoi të dy golat. Sulmuesi zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa vetëm dhjetë minuta më vonë përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare për të dyfishuar shifrat.
Dinamo provoi të reagonte, madje pati pretendime për penallti në minutën e 36-të, por arbitri lejoi vazhdimin e lojës. Në pjesën e mbetur të takimit, Egnatia administroi me qetësi avantazhin, duke mos lejuar surpriza.
Me këtë sukses, Egnatia vulos një periudhë të artë në historinë e klubit, duke u shndërruar në forcën dominuese të futbollit shqiptar në vitet e fundit. Pas vërshëllimës së fundit, lojtarët, stafi dhe tifozët festuan gjatë një triumfi që e konfirmon skuadrën e Rrogozhinës në majën e futbollit vendas.